Mirësevini në Innovemia

01.

Zhvillimi i aftësive më të kërkuara në treg

02.

Kuptimi i mënyrës së duhur të të menduarit

03.

Konsulencë e vazhdueshme për rrugëtimin në karrierë

Trajnimet që ne ofrojmë

Në Innovemia kemi krijuar programe të trajnimeve, përmes të cilave ndihmojmë studentët që të zhvillojnë më tutje mundësitë e punësimit dhe të hapin dyert për perspektivat më të kërkuara të karrierës në industritë teknologjike dhe digjitale në nivel global.

Evente

Partnerët tanë

Testimonials

Trajnimi i Innovemia për Video Editim për Media Digjitale më ka zhvilluar mjaftueshëm që të kuptoj dhe ekzekutoj me saktësi detyrat që më janë kërkuar si video editore. Gjithashtu, pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, më është ofruar mundësia që të punoj si video editore, gjë që jam shumë mirënjohëse për avancimin. Cilido që vendosë të ndjekë një karrierë dhe të bëhet i suksesshëm në këtë fushë, ia sugjeroj trajnimin e Video Editimit për Media Digjitale në Innovemia.

- Linda Tahiri

“Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, më pëlqeu shumë çdo ditë gjatë asaj kohe. Koha ime e kaluar në Innovemia ishte vërtet e paharrueshme. Faleminderit që jeni një akademi kaq e mrekullueshme!”

- Kolos Maqastena

Për mua trajnimi për Video Editim për Media Digjitale ka qenë një eksperiencë e re dhe unike, për një kohë shumë të shkurtër kam përvetësuar njohuri për profesionin dhe punën si video editore, kjo falë punës profesionale të trajnerëve dhe metodologjisë të përdorur. Sot jam e punësuar si video editore dhe do të ju sugjeroja edhe të rinjëve tjerë sidomos vajzave të jenë pjesë e kësaj eksperience e cila mund të jetë fillimi i një karriere të sukseshme dhe mundësi avansimi jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë saj.

- Alma Verbovci

- Meriton Feka

“Nga akademia Innovemia jam ndarë i kënaqur sepse brenda një kohe të shkurtër kam mësuar të gjithë procesin e punës si video editor.
Si rezultat i akademisë, tash kam bërë 1 vit eksperiencë pune dhe vazhdoj të punoj si video editor.”

- Drin Kelmendi

“Sapo përfundova këtë trajnim të mrekullueshëm për Video Editim të Mediave Digjitale të ofruar nga Innovemia dhe ishte seriozisht një ndryshim i madhë për mua. Kështu, u punësova menjëherë pasi mbarova trajnimin, falë përvojës dhe njohurive që fitova në trajnim. Jam entuziaste të ndaj njohuritë e mia të reja me miqtë e mi dhe të gjithë rreth meje.”

- Narona Krasniqi

“Kisha kënaqësinë që  përfundova trajnimin për Video Editim të Mediave Digjitale në Innovemia, dhe u’a rekomandoj shumë. Falë kualitetit të lartë të trajnimit, menjëherë pas përfundimit të trajnimit jam punësuar. Unë jam mirënjohës për përvojën dhe trajnimin praktik, i cili rezultoni shumë mirë për mua në tregun e punës. Aftësitë dhe njohuritë e fituara nga ky trajnim të japin një avantazh konkurrues dhe  të veçojnë nga të tjerët në këtë industri.

- Lorik Bajraktari

“Nëse jeni të apasionuar pas pamjeve dhe tingujve të përzier së bashku, trajnimi për Video Editim të Mediave Digjitale do t’ua siguroj këtë. Të kesh mentor që janë të gatshëm të plotësojnë çdo boshllëk në njohuritë e tua ishte një ndihmë e madhe. Ndërsa nuk kisha përvojë në këtë fushë, i’a arrita të filloja nga zero dhe të mësoj të gjitha mjetet e nevojshme për të realizur me sukses editimin e videove. Unë u’a rekomandoja shumë këtë trajnim çdo individi kreativ që është i interesuar të ndjekë një karrierë si video editor.”

- Rehana Beqa